Lajme
Ramë Buja jep dorëheqje nga Kryesia e PDK-së
Demokracia
12:50 | 17 Shtator 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje.

Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së. Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pesë vitesh.

Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.

“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.

Të ngjashme