Sport
Ramadanit për takimin e xhiros se radhës ndaj Dritës: Është ndeshja e vitit për ne
Demokracia
21:58 | 18 Prill 2021

Share:

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina vazhdoi me fitore edhe në këtë xhiro duke e mposhtur Arbërinë në kryeqytet me rezultat 2:0.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është pyetur në emisionin “Ekipi A” në ATV rreth luftës për titull.

Ai ka thënë se ata janë në hap, por diferenca prej katër pikëve i jep qetësi Dritës lidere.

“Jemi në hap me kreun. Katër pikë diferencë i jep qetësi lideres (Dritës). Nuk dorëzohemi deri sa na lejon matematika”, tha trajneri Zekirija Ramadani, përcjell Demokracia.com.

Ai ka folur edhe për duelin e Kupës ndaj Llapit në gjysmëfinale. Tekniku shkupjan tha se pas kësaj ndeshje ata kanë duelin e vitit ndaj Dritës në fundjavë në kampionat.

“Humbja e parë kundër Llapit na ka orientuar në kampionat. Nuk e prisnim të humbasim në shtëpi. Pas ndeshjes së Kupës kemi ndeshjet e vitit kundër Dritës”, shtoi Ramadani. /Demokracia.com

Të ngjashme