Sport
Ramadani për disfatën në derbi: Kartoni i kuq ishte ndër faktorët kryesor të humbjes
Demokracia
15:56 | 24 Tetor 2021

Share:

Prishtina ka pësuar disfatë në kryendeshjen e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi të Kosovës humbën 2-0 nga Ballkani në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas ndeshjes deklaroi se ndër faktorët kryesor të disfatës ishte kartoni i kuq për Mankendan në minutën e 30-të.

“Shumë faktor kanë ndikuar në këtë humbje. Nuk duhet ti përmendim të gjithë, por ndoshta ndër faktorët kryesor është që mbetëm me një lojtar më pak. Ne kishim posedim aq sa mundëm edhe pse kishim një lojtarë më pak. Patëm një rast me Endritin që nuk e shfrytëzuam. Mendoj që goli i parë ishte vendimtar për këtë ndeshje”, tha Ramadani për Art Sport.

Prishtina renditet në pozitën e pestë me 13 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme