Prishtina ka treguar sot se sivjet është kandidat shumë serioz në luftë për titull. Ajo shënoi një fitore të madhe në derbi ndaj Ballkanit duke e mposhtur me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.
Fitorja dhe përformanca e bardhekaltërve e ka gëzuar trajnerin Zekirija Ramadani i cili pas ndeshjes për “Art Motin” ka thënë se ishte një fitore e madhe me shpresë se do të vazhdojnë kështu deri në fund.
“Ishim të përgatitur për një derbi të vërtetë, ashtu edhe doli, është dashur që të fitojmë mesfushën për ta mposhtur Ballkanin. Ju thashë lojtarëve që ne duhet të luftojmë për të shënuar një gol, por një autogol doli të jetë i mjaftueshëm. Sot mendoj që menaxhuam mirë rezultatin. Ne e kemi nisur mirë sezonin pranveror, çdo ndeshje ka vlerësim maksimal nga ana jonë. Kemi finale, siç i kemi ne, ashtu i kanë edhe Drita dhe Ballkani, shpresojmë që ne t’ia dalim deri në fund”, tha Ramadani. /Demokracia.com