Sport
Ramadani pas barazimit në Gjilan: Kemi ardhur për fitore, por s’kishte hapësira
Demokracia
17:45 | 03 Tetor 2021

Share:

Prishtina ka barazuar sërish në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Kampionët në fuqi të Kosovës u ndalën me barazim 0-0 nga Drita e cila ka hyrë në një krizë të rezultateve, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se skuadra e tij kishte ardhur për pikët e plota, megjithatë sipas tij nuk kishte hapësira.

“Nuk kishte shumë hapësira në këtë ndeshje. Kishim më shumë guxim, sulmuam dhe tentuam të arrijmë deri të fitorja. Kemi ardhur për fitore, por të dyja ekipet ishim të kujdesshme. Futbollistët u angazhuan më shumë, tentuam të fitonim takimin, por nuk e arritëm një gjë të tillë”, potencoi Ramadani për Art Sport. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme