Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka komentuar barazimin e sotëm me Gjilanin.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës, Prishtina barazoi 0:0 me Gjilanin, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, trajneri shkupjan deklaroi se skuadrës së tij i mungoi agresiviteti.
“Na mungoi agresiviteti. Ndoshta dëshira ishte, por jo në nivelin e duhur”, ka deklaruar Ramadani për “Art Sport”.
“Ekipi Gjilanit nuk na lejoi të krijojmë raste dhe të dalim ne lojën tonë. Ishte derbi i vërtetë, me shumë raste dhe luftë në fushë”, tregoi ai.
“Por, çdo pikë që lëmë anash përveç fitores mund të llogaritet penalizim. Kishim mundësi të afroheshim në dy pikë, por nuk ia dolëm”, shtoi Zekirija Ramadani. /Demokracia.com