Sport
Ramadani nuk kursen kritikat për futbollistët e tij: Jemi bërë sikur ekip 17-vjeçarësh, jemi shtrydhur dhe faji nuk është tek ne
Demokracia
15:24 | 20 Tetor 2022

Share:

Gjilani ka pësuar një tjetër humbje në Superligën e Kosovës në futboll. Kësaj radhe, ekipi gjilanas u mposht në shtëpi nga Drenica me rezultat 0:2.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani pas ndeshjes nuk kurseu kritikat për futbollistët e tij.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam disa raste shënimi. Ne nuk shënuam dhe pastaj kundërshtari na dënoi me tiparin e vet më të rrezikshëm që ka, kundërsulmin. Ne jemi bërë sikur një ekip 17-vjeçarësh. Sapo ta pësojmë një gol, fiket tërë ekipi. Humben shpresat. Ekipi është i shtrydhur. Jo me fajin e stafit teknik. Tjetër kund është faji. Në minutat e fundit nuk ngjanim në një skuadër”, tha ndër të tjerash ai për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme