Lajme
Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, po hulumtojmë edhe variantin e ri
Demokracia
12:36 | 22 Shkurt 2021

Share:

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, në mbledhjen e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, deklaroi se nuk ka shpërthim të infektimeve me këtë virus, raporton Demokracia.com.

Sipas Ramadanit, IKSHPK-ja është duke hulumtuar edhe rastet me variantin e ri të koronavirusit.

“Duke pasur parasysh rrezikun dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar për të pasur efekt në uljen e laokres epidemiologjike dhe uljen e numrit të vdekjeve me synim të arritjes në zero raste me COVID”, deklaroi ndër të tjerash Ramadani.

Demorkacia.com, ju sjell fjalimin e plotë të Ramadanit:

Ne jemi duke punuar në planin e gatishmërisë dhe strategjinë për vaksinimin anti-Covid, por themi në periudhën dyjavore të përcjellur në Kosovë prej 24 janarit deri më 6 shkurt kur janë raportuar 4 mijë e 170 raste kemi pasur një morbiditet prej 234 rasteve në 100 mijë banorë dhe një pozitivitet prej 14,2 për qind.

Kurse krahasuar me dyjavorin e fundit, prej 7 shkurtit deri më sot në Kosovë janë raportuar 4 mijë e 122 raste, me mesatare 294 raste pozitive, një morbiditet 231 raste në 100 mijë banorë dhe me mesatare 4 raste të vdekjeve, pozitiviteti 11,6 për qind.

Duke krahasuar këto dy periudha dyjavore kemi një ulje të rasteve pozitive, ulje të lehtë prej 1,16 për qind me një pozitivitet të zvogëluar për 22,2 për qind dhe për një zvogëlim të rasteve të vdekjeve për 36,7 për qind me indeksin e infektueshmërisë 0,99 do me thënë që infektueshmëria është stabilizuar dhe nuk ka shpërthim javët e fundit.

Në javën e fundit kemi raportuar 2 mijë e 39 raste me morbiditet 114 raste me një rritje prej 6,1 për qind.

Në krahasimin dymujor të ecurisë së pandemisë prej 24 tetorit deri më 22 dhjetor në Kosovë janë raportuar 31 mijë e 820 raste pozitive me një morbiditet 1 mijë e 785 në 100 mijë banorë dhe pozitivitet 38,4 për qind.

Krahasuar me periudhën e fundit dymujore kemi pasur 16 mijë e 803 raste pozitive, që nënkupton një pozitivitet prej 16,2 për qind dhe një sëmundshmëri prej 943 raste në 100 mijë banorë.

Nëse krahasojmë dy periudhat dy mujore, tashmë kemi një ulje të rasteve pozitive për 89,3 për qind, një pozitivitet ulje për 115 për qind dhe një rritje të testimeve për 20 për qind.

Duke u bazuar në këtë situatë aktuale epidemiologjike ne themi se kemi pasur një ulje të lehtë të rasteve, por një ulje shumë të lartë të rasteve pozitive krahasuar me dymujorin e kaluar.

Duke pasur parasysh rrezikun dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar për të pasur efekt në uljen e laokres epidemiologjike dhe uljen e numrit të vdekjeve me synim të arritjes në zero raste me COVID.

Problemi i uljes së rasteve në zero konsiston në angazhimin e të gjithëve. ISHKP do të vazhdojë të bëjë gjurmimin epidemiologjik dhe hetimin epidemiologjik, por synimi i rasteve zero është angazhimi i të gjithëve. Nuk mund të themi se do ta ulim angazhimin zero pa u angazhuar çdo individ çdo qytetar, çdo institucion, çdo organizatë.

Jemi të angazhuar të mos ketë asnjë vatër të infeksionit në Kosovë.

Ne po bëjmë edhe gjurmimin veçantë në shkollat e Kosovës, të cilat i kemi hapur në të gjitha nivelet me një kujdes të veçantë duke zbatuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  dhe udhëzimet e të gjitha institucioneve parashkollore e shkollore, deri në universitet ku kohëve të fundit kemi rekomanduar që në universitet të mbahet mësimi online, për të gjitha fakultetet, pos për rastet praktike, master dhe doktoraturë.

Kemi vazhduar për dhënien e rekomandimeve për vënien e maskave. Mbetet në fuqi maskat të barten deri në rastin zero.

Jemi gati dhe po presim kontingjentin e parë të vaksinave Astra Zeneca. Sigurimi i vaksinës është bërë në strategji dhe pritet vetëm të realizohet dhe ekipet janë gati dhe kapacitetet pritëse gjithashtu janë gati

Si përfundim mund të themi se IKSHPK po e zbaton planin e gatishmërisë dhe jemi duke e bërë një strategji tjetër shtetërore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë që do të zbatohet deri në shuarjen e pandemisë dhe deri në ekzistimin e ligjit anti-COVID.

Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve të reja me variantin e ri të virusit Sars Cov2, IKSHPK ka bërë tashmë hulumtimin dhe do të vazhdojë të bëjë hulumtime rutinore në variantet e reja të virusit me aparaturat ekzistuese, njëkohësisht duke futur në punë edhe aparaturën e re të cilën e ka marrë të sekrecionimit të gjenomit, të cilën e bëjnë vetëm disa laboratorë të rralla të shteteve të avancuara të Europës.

Rekomandojmë që masat parandaluese të mirëmbahen, apelojmë të gjithë qytetarët dhe institucionet dhe organizatat publike të respektojnë masat. /Demokracia.com/

Të ngjashme