Sport
Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen e Prishtinës
Demokracia
15:25 | 16 Tetor 2021

Share:

Llapi ka arritur që të fitojë me përmbysje ndaj Prishtinës, duke fituar me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani është prononcuar për media, ku ka dekaruar se kjo humbje është e paarsyeshme.

“Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë. Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë”.

“Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas”.

“E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë. Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq”, u shpreh ai për Art Sport. /Demokracia.com

 

Të ngjashme