Lajme
Ramadani: Me xhipa te zi shkojnë në spitale private, kanë eksperimentu me shëndetësinë me mashtrues si Arben Vitia dhe Rifat Latifi
Demokracia
13:48 | 03 Nëntor 2022

Share:

Politologu, Shkodran Ramadani, ka reaguar pasi presidentja, Vjosa Osmani, zgjodhi që të operohet në një spital privat dhe jo në spitalet publike.

Ramadani ka cituar fjalët e pushtetarëve të tanishëm gjatë kohës sa ishin në opozitë, kur deklaronin se “ata kane spitale private, ne kemi shëndetësi publike”.

Ramadani ka thënë se kjo është bërë tinza pasi iu vjen marre.

Më tej, ai ka përmenduar kohën kur Vetëvendosjes linçonte ish-qeveritarët e kaluara që kryenin shërbime në spitale private e jashtë vendit.

“Cka me prite tjeter prej nje qeverie genjeshtaresh, mashtruesish, sharlatanesh dhe keqperdoruesish? Interesant ka qene mu befasu para 2 vjetve. Tash befasohem vec me ata qe befasohen.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Dje thojshin:

“Ata kane xhipa, ne kemi trotuare”.

“Ata kane spitale private, ne kemi shendetesi publike”.

Sot nderkohe, me xhipa te zi shkojne ne spitale private edhe per shqetesimet me te vogla, te cilat ne QKUK trajtohen me mire se kudo tjeter ne Kosove. Tinza, se ju vjen marre. E njohin veten.

Ama kur e kqyre ne nje ane, nuk kane faj. Qysh me i besu nje shendetesie ne te cilen qe dy vjet kane eksperimentu sikur ne nje laborator te minjve, me mashtrues si Arben Vitia dhe Rifat Latifi?! Nje shendetesie qe ia kane ulur buxhetin dhe e kane zbritur ne fundin e listes se “prioriteteve”.

Mos te harrojme, Partia Vetevendosje dikur e linçonte vellain tashme te ndjere te Isa Mustafes per shkak se kerkonte sherim ne perendim per nje semundje qe nuk trajtohej ne Kosove. A sot edhe per kollitjen me te bute shkojne ne spitale luksoze private.

Cka me prite tjeter prej nje qeverie genjeshtaresh, mashtruesish, sharlatanesh dhe keqperdoruesish? Interesant ka qene mu befasu para 2 vjetve. Tash befasohem vec me ata qe befasohen.

Të ngjashme