Prishtina nesër ka një test shumë të vështirë dhe të rëndësishëm pasi ndeshet me Dritën në 1//8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe pritet të sjellë një lojë shumë të fortë.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani për faqen zyrtare të klubit ka thënë se Kupa është rruga më e sigurt për të dalë në Europë.
“”Ndeshje shumë e rëndësishme për ne, po flas vetëm për klubin tonë, pra ndeshje që ka shumë peshë të madhe për neve. Dhe, nëse ia arrijmë të përsërisim ndeshjen e Superkupës do të ishte mirë. Por, jam i bindur që ajo ndeshje dhe kjo për Kupë do të jenë krejt ndryshe, sepse kundërshtari ka bërë analizat e saj dhe do të provoj të na bllokojë në pikat ku ne ishim të fortë. Kemi punuar maksimalisht këto ditë për ta përgatitur këtë takim dhe shpresoj në rezultat pozitiv që do të thotë të kalojmë raundin ku në një garë si Kupa e cila të dërgon në një rrugë më të shkurtër dhe të sigurt për Europë. Për këtë qëllim do të japin maksimumin nga i pari deri te i fundit”, ka thënë Ramadani duke shtuar:.
“Po, pritet të ketë ndryshime nga përbërja e takimit të Superkupës. Është rritur konkurrenca, janë rikuperuar të lënduarit dhe edhe Mankenda, i cili nuk ishte me ne në Antalya, është përgatitur maksimalisht dhe mund të na ndihmoj shumë.
Oto John, i takon udhëheqjes së klubit të flas më shumë për këtë rast i cili na ka befasuar të gjithëve dhe sa kam unë informata, faji nuk është as tek ne, as te John, i cili po përballet me mungesë të dokumentacionit të udhëtimit. Shpresojë sa më shpejtë të vije dhe do ta rriste edhe më shumë konkurrencën në ekip”, ka përfunduar Ramadani. /Demokracia.com