Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka reaguar pas fitores së sotme të skuadrës së tij ndaj Llapit.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Prishtina fitoi ndaj Llapit me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Ramadani u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme të skuadrës së tij.
“Ne kemi qenë të gatshëm që nga fillimi i kampionatit, objektivi jonë ka qenë titulli kampion”, ka thënë Ramadani për “Art Sport”.
“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të shohim deri në xhiron e fundit. I uroj lojtarët për angazhimin, ishte një fitore e madhe ndaj Llapit që është në formë të mirë, shpresoj te mos kemi lëndime deri ne fund”, tha trajneri shqiptar. /Demokracia.com