Sport
Ramadani: Jemi të lumtur, kishim mësuar shumë nga dy përballjet e para me Arbërinë
Demokracia
15:21 | 19 Shkurt 2021

Share:

Prishtina po vazhdon suksesshëm këtë edicion në futbollin kosovar, shkruan Demokracia.com.

Skuadra bardhekaltër ka shënuar sot një fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Arbërisë me rezultat 0:4.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadan është parë shumë i lumtur derisa ka thënë se fati i ndeshjes sot u përcaktua në pjesën e parë.

“Duhet të jemi të kënaqur edhe me lojën, por edhe me fitoren e arritur. Kemi shënuar tre gola të hershëm në pjesën e parë, ndërkohë më pas në pjesën e dytë e ulëm volumin e lojës dhe menaxhuam mirë ndeshjen.

E rëndësishme ishte të mos pësojmë gol, pasi që çdo fitore pa pranuar gol është më tepër se fitore. Duhet përgëzuar futbollistët për angazhimin dhe fitoren, megjithëse asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur sepse ekziston gjithmonë mundësia për t’i bërë gjërat më mirë”, deklaroi ramazani për “Art Sport” pas ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024