Lajme
Ramadani: Historia e udhëheqjeve të kaluara, storie e vendosmërisë në mbrojtjen e interesave dhe koordinimit strategjik
Demokracia
16:09 | 08 Nëntor 2022

Share:

Hulumtuesi i Institutit “Compass” në Prishtinë, Shkodran Ramadani, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti. Ramadani thotë se një ndër gënjeshtrat dhe mashtrimet më të mëdha të Kurtit dhe partisë Vetëvendosje është portretizimi i pasaktë, i padrejtë dhe i lig i udhëheqsive të kaluara si “elita të koncesioneve ndaj Serbisë dhe të servilitetit ndaj ndërkombëtarëve”.

Ramadani në një reagim në Facebook, ka thënë se e vërteta është krejt e kundërt me këto gënjeshtra. Ai shprehet se udhëheqësitë e kaluara në krye fillimisht me Ibrahim Rugovën dhe pastaj me Hashim Thaçin janë më të vendosurat, më kërkueset dhe më vizionaret në historinë moderne të Kosovës.

“Në vitet e 90-ta, kur Kosova shpalli pavarësinë, asnjë vend në botë (përveç Shqipërisë) nuk e njohu atë. ShBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe të gjitha shtetet tjera nuk parashihnin më shumë sesa autonomi për Kosovën brenda Serbisë dhe asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia e dikurshme por se kjo asnjëherë nuk e ka thyer Presidentin Ibrahim Rugova dhe udhëheqësinë e paraluftës. Ata nuk u dorëzuan kurrë dhe në çdo takim me ndërkombëtarë, me aq sa kishin fuqi, insistonin vetëm në pavarësi dhe asgjë më pak”, shprehet Ramadani.

Pra, e kundërta e dëgjueshmërisë, sipas Ramadanit, është Albin Kurti dhe Partia Vetëvendosje me servilët e vet në studiot televizive që e portretizojnë Konferencën e Rambujesë si dorëzim të palës kosovare, pasi që e vërteta është që përkundër trysnisë enorme ndërkombëtare, aty fillimisht u refuzua drafti i parë nga Drejtori Politik i UÇK-së dhe udhëheqësi i Delegacionit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ky lexim i mbprashtë i historisë është i mundshëm veç në mullirin e propagandës në podrumet e errëta të Partisë Vetëvendosje, aty ku fabrikohen mashtrimet, gënjeshtrat e thashethemet e demagogëve që lëngojnë për pak lavdi në një vend ku pothuajse çdo politikan në skenë ka dhënë kontribut më të madh se ata në realizimin e aspiratave tona kombëtare”, përfundoi ai. /Demokracia.com/

Postimi i plotë i Shkodran Ramadanit:

Të ngjashme