Lajme
Ramadani flet për personat që rezultuan pozitivë me variantin e ri të koronavirusit
Demokracia
15:29 | 29 Janar 2021

Share:

Në Kosovë tashmë janë tre persona që kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të koronavirusit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, në një konferencë për medie ka folur më gjerësisht për personat që kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të koronavirusit, raporton Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Regjistrohen rastet e para me variantin e ri të koronavirusit në Kosovë

Ramadani ka bërë të ditur se të gjithë këta persona që kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të koronavirusit i cili ishte shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe, janë të shëruar dhe nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

“Të gjitha rastet janë të shëruara dhe nuk kanë asnjë problem me shëndetin e tyre”, u shpreh Ramadani.

Tutje ai kërkoi nga të gjithë që të respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së. /Demorkacia.com/

Të ngjashme