Lajme
Ramadan Nishori shuan zërat: S’kam dalë me përfitu pension, e kam gëzuar atë të drejtë që 4-5 vjet
Demokracia
22:42 | 10 Maj 2025

Share:

Në emisionin “Oxygen”, Ramdan Nishori ka folur për abuzimin dhe dhunimin seksual që i përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas daljes së tij të parë publike në prill të 2025-ës, Nishori u gjykua se këtë paraqitje e bëri për përfitime personale, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo, ai i shuan një herë e mirë këta zëra.

“Ka pasur komente që ka dalë për me përfitu një pension, i cili është solid, 230 euro, tash me këtë rritjen, 276 euro. Por ju tregoj nga kjo studio, ju them se unë e gëzoj pensionin prej 4 ose 5 vjetësh. Nuk kam dalë unë me 14 prill, që kam fol publikisht, me përfitu pensionin, se unë e kam pasë pensionin”, tha Nishori.

Të ngjashme