Lajme
Ramabaja s’ndalet me akuza për Borrellin, Lajçakun e Varhelyi: Po punojnë sipas regjisë së Vuçiqit
Demokracia
20:22 | 07 Nëntor 2023

Share:

Sadri Ramabaja, analist i përhershëm në T7 dhe aktvisit i VV-së, ka publikuar një shkrim, që është “fragment i një analize më të gjatë”, ku ka komentuar njohjen de facto dhe “statusin e konfliktit të ngrirë” për veriun e Kosovës.

Në shkrimin relativisht të shkurtër, Ramabaj i ka akuzuar tre evropianë, më saktë Josep Borrellin, Miroslav Lajçakun dhe Oliver Varhelyi, se po punojnë me regjinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të imponuar “status të konlfiktit të ngrirë” së paku për vriun e Kosovës.

“Mendoj se kjo po ndodhë për disa arsye [supozoj me idenë për të imponuar rikthimin tek teza e shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme]. Treshja europiane në fjalë [Borrel, Lajçak, Várhelyi] objektivisht po punonin dhe vazhdojnë të punojnë sipas regjisë së presidentit serb, për të imponuar, së paku për veriun e Kosovës, statusin e konfliktit të ngrirë.”, shkroi ai.

Të ngjashme