Lajme
Ramabaja, që paguhet nga Kurti, tmerron me gjuhën ndaj opozitës: Zvarranikë e qesharakë, Albini ua hoqi maskat
Demokracia
18:18 | 02 Shkurt 2023

Share:

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar 6 kushtet e kryeministrin Albin Kurti për themelimin e Asociacionit.

Ramabaja e ka quajtur prezantimin e gjashtë kushteve nga Kurti si “akt strategjik”.

“Akti strategjik i përmbledhur në gjashtë pikat që Albini sot i parashtroi si kushte, jo vetëm për Beogradin, bëri që “partnerët alternativë” t’i heqin maskat.” – shkroi ai.

E në fjalin e radhës, z. Ramabaja e thelloi gjuhën e ashpër ndaj opozitës.

“Prandaj ata, kundërvënien e kanë irracionale, kundërthënëse dhe rrjedhimisht të pabesueshme. Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis që u delë përballë furtunave. Prandaj “partnerët alternativ” që rrinin gaditu për t’u rikthyer në pushtet dhe për ta realizuar BSK-në konform kërkesave të Beogradit, sot bëhen qesharak me akuzat e lansuara.” – shkroi ai.

LEXONI EDHE:

Analisti që paguhet nga zyra e Kurtit, Ramabaja: Nuk e shoh Kosovën si Republikë të përjetshme

Të ngjashme