Lajme
Ramabaja: Lajçak është pro serb, BE dhe Vuçiq ranë në kurthin që i kishin përgatitur Kurtit
Demokracia
12:25 | 04 Mars 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja,  ka komentuar intervistën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ramabaja në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se  Lajçak përmes intervistës ka bëre përpjekje që të mbulojë pozicionimin pro-serb që pati dyshja evropianë gjatë takimit Kurti-Vuçiq.

“Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel.Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq”, ka shkruar Ramabaja.

 

 

Të ngjashme