Lajme
Ramabaja i pakënaqur me Borrellin e Lajçakun, thotë se së bashku me Vuçiqin ishin kundër Kurtit
Demokracia
21:38 | 27 Shkurt 2023

Share:

Analisti Sadri Ramabaja ka folur për takimin trilateral të mbajtur sot në Bruksel, ku u dakordua për planin franko-gjerman.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.

Ramabaja ka një version për atë që ndodhi gjatë takimit.

“Takimi nuk ishte i barabartë. Lajcak dhe Borrell ishin të anshëm, tri palë kundër një pale”, thotë Rambaja.

Ai shtoi se e konsideron si fitore të Kurtit arritjen e marrëveshjes.

Të ngjashme