Lajme
Ramabaja i bashkohet korit linçues ndaj kritikëve të Kurtit: Ngjasojnë si dy pika uji me sivëllezërit e tyre në studiot e Beogradit
Demokracia
11:02 | 08 Qershor 2023

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja është bashkuar korit të sulmeve ndaj kritikëve të Qeverisë Kurti.

Ramabaja i ka quajtur “papagallë” opozitën që sipas tij, janë po bëjnë “luftë sepciale antikosovare të Beogradit” dhe që janë të njejtë si Serbi.

“Papagallët kuaziopozitarë, jo vetëm në studiot tona televizive (Prishitnë e Tiranë), duke u shndërruar në mekanizëm shtesë e aparaturës së luftës speciale antikosovare të Beogradit, ngjasojnë si dy pika uji me sivëllezërit e tyre në studiot e Beogradit. Si mërgoi nga këto qenie dinjiteti njerëzor e shqiptar?! Mjerimi ka emër!” – ka shkruar ai në Facebook.

Përveç Ramabajës edhe përkrahës të tjerë të VV-së janë hedhur në sulm ndaj çdo zëri që është kundër veprimeve të Qeverisë Kurti.

Të ngjashme