Lajme
Rama ‘zemërthyer’, shpërndan pamje nga Kievi
Demokracia
14:15 | 15 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron në vizitë në Kiev.

Së fundmi, Rama ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij atje, ku në mbishkrim të fotografive ka shkruar Kiev, dhe vendosur një emoji ‘zemërthyer’ dhe flamurin e Ukrainës.

Ndryshe, i ftuar nga Zelensky për ta vizituar në Ukrainë ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, por është njoftuar se ai për shkak të agjendës së paracaktuar nuk do të mund të udhëtojë.

Të tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilave i ftoi Zelensky në Kiev, janë vende anëtare të NATO’s.

Të ngjashme