Lajme
Rama zbulon projektin që ia propozoi NATO-s: Ja çfarë pritet të ndërtohet në Durrës
Demokracia
14:04 | 01 Korrik 2022

Share:

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, në konferencën për media pas kthimit nga Madridi ka treguar se në Samitin e NATO-së ka folur edhe për projektin e Shqipërisë për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Rama ka thënë se në portin e ri të Durrësit parashikohet të jetë edhe pjesa ushtarake.

Ai ka thënë se në ditët në vazhdim do të mbajnë takime të veçantë, me ekspertë edhe vendor por edhe të NATO-s për të vazhduar me projektin.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë, për instalimin e një baze navale të NATO-së në portin e ri të Durrësit, që do të jetë në Porto Romano, që parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm me ekspertë tonë dhe ekspertë e Aleancës për të vazhduar më pas me projektin”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

 

Të ngjashme