Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.
“I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, z. Xhabir Hamiti, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi. Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës tonë!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Postimi i Përparim Ramës: