Lajme
Rama vazhdon me batuta, vë në siklet ministrin Aliu dhe shpërthejnë të qeshurat në sallë
Demokracia
12:38 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me batuat e tij në mbledhjen e dy qeverive, e cila po zhvillohet në Prishtinë.

Pasi ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përfundoi fjalinë e tij në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar nuk hezitoi të vazhdojë me batutat e tij.

“Tani shpresoj që të mos i ngelet hatri askujt, por ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di a është rezultat i faktit që janë dy ministre me të cilat Liburni ka gjetur mënyrën sesi të maksimizojë rezultatin apo është ndonjë gjë tjetër, por po besoj Liburn në drekën e punës ti do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët e tjerë, sepse ka shumë frustrim nga gjithë të tjerët pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim”, theksoi Rama, fjalia e cila shkaktoi mjaft të qeshura nga të dy kabinetet qeveritare.

Rama këtu e kishte fjalën për bashkëpunimin mes Aliut me dy ministret shqiptare, atë të Infrastrukturës Belinda Balluku, si dhe atë të Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro-Furxhi. /Demokracia.com/

Të ngjashme