Lajme
Rama uron Vetëvendosjen për fitoren
Demokracia
12:36 | 15 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën të dielën, më 14 shkurt, shkruan Demokracia.com.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Rama po ashtu ka përgëzuar të gjitha partitë politike në Kosovë, por ka kërkuar nga fituesi që të ketë dialog konstruktiv ndërpartiak për formimin e qeverisë së re.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik & social ??”, ka shkruar Rama. /Demokracia.com/

Të ngjashme