Lajme
Rama: Transformimi i Prishtinës është duke ndodhur
Demokracia
10:06 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky vit ka qenë sfidues, por ndryshimet në Prishtinë kanë filluar.

Ai ka folur për projektet e Prishtinës, punët që janë bërë dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. Rama ka thënë se lufta në Ukrainë ndikuar shumë në vonesën e realizmin e punimeve për shkak të rritje së çmimeve.

Rama ka përmendur aktivitetet që kanë qenë këtë vit, duke përfshirë ato kulturore, njëra ndër to është Manifesta e cila kanë bërë që të kemi imazh më ndryshe të Prishtinës, duke publikuar mijëra artikuj për Prishtinën në mediat ndërkombëtare.

“Transformimi i Prishtinës është duke ndodhur, ne po punojmë në shumë punë, kemi planifikim të ndërtojmë disa shkolla”, deklaroi ai sot në RTK. Ai ka përmendur edhe mbylljen e rrugëve dhe hapjen e zgjerimin e sheshit.

I pari i Prishtinës,tha se synon që Prishtinën, ta transformojë për 8 vite.

Të ngjashme