Lajme
Rama thumbon Kurtin, gëzohet që ideja e konferencës për Kosovën e Serbinë po ec përpara
Demokracia
20:21 | 29 Qershor 2023

Share:

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar për idenë që të organizohet një konferencë të nivelit të lartë për arritjen e një marrëveshjeje të plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai ka përmendur Charles Michel, presidentin e Këshillit Evropian, që i dha mbështetje një konference të tillë.

Rama e ka quajtur absurd një konflikt potencial në Veri të Kosovës, duke thënë se kjo tregon një pasqyrë të vjetër të Ballkanit, e jo Ballkanin sipas Procesit të Berlinit.

Sipas Ramës një gjendje e tillë i konvenon vetëm Kremlinit dhe për këtë nuk duhet lejuar.”

“Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Twitter.

“Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian”.

Më tutje, Rama ka thumbuar politikanët kosovarë përfshirë edhe Kurtin, duke thënë se me vepra duhet të dëshmojnë që rajoni i përket Procesit të Berlinit e jo ëndërrave të Kremlinit.

“Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme