Lajme
Rama: Të përmbushen sa më parë pikat e bashkësisë ndërkombëtare
Demokracia
17:07 | 15 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës mbetet prioriteti kryesor dhe kushtet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare, duhet të përmbushen sa më parë.

Ai shkroi në Twitter të enjten se është i fokusuar plotësisht në lirimin e policëve kosovarë, që të mërkurën u kidnapuan nga autoritetet serbe, ndërsa shtoi se KFOR-i “mesa duket nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve”.

“1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! 4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, tha Rama.

Të ngjashme