Lajme
Rama takohet me Vuçiqin, diskutojnë për tensionet në veri
Demokracia
11:47 | 01 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi

Vuçiq ka publikuar edhe në rrjetin e tij Instagram fotografitë me Edi Ramën.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, shpresoj që arsyeja të triumfojë, në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Edi Rama pati reaguar dy ditë më parë kur Vuçiqi e vuri ushtrinë në gatishmërinë më të lartë, duke thënë se ushtria serbe ka ‘zero fuqi’ afër kufirit me Kosovën.

Ndërkohë përkundër tensioneve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e ka në plan të takohet me Vuçiqin duke theksuar se Serbia po shërben si satelit i Rusisë.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024