Lajme
Rama takohet me Vickers, diskutojnë për sektorin e energjisë
Demokracia
19:37 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me të dërguarin e kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Bashkë me të, diskutoi mbi energjinë, edukimin, sigurinë, tregtitnë TIK, reciklimin, si dhe mundësitë për thëllimin e bashkëpunimit në këto drejtime.

“Miqësia jonë me Britaninë e Bashkuar është e shenjtë!” u shpreh kryetari Rama.

Ky është njoftimi i plotë i Përparim Ramës:

Miqësia jonë me Britaninë e Bashkuar është e shenjtë!

Isha shumë i lumtur të takohem me të dërguarin e Kryeministrit të Britanisë së Madhe për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers së bashku me deputetët Judith Blake – Baroness Blake of Leeds dhe Mathew Offord.

Bashkë diskutuam për sektorin e energjisë, edukimit, sigurisë, tregtisë, TIK, reciklimit, dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në këto drejtime.

Të ngjashme