“SPAK nuk është vënë në lëvizje për deklaratën e qeverisë amerikane për shpalljen non-grata të Sali Berishës”.
Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kongresin e PS-së.
“Unë nuk di të jetë të vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. Jo për një njeri, por për të gjithë Shqipërinë është ajo deklaratë, se ai ka drejtuar Shqipërinë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se SPAK në këtë rast ka një detyrim, pasi Berisha është ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara.
“Ajo deklaratë atje nuk mund të rri pezull, ose ka bazë ose nuk ka bazë. Këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme. Duhet ta thotë vetëm drejtësia. Një deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë”, tha Rama.
Rreth një vit më parë Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nuk do t’u lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara.
Ky vendim sipas Blinken u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.