Lajme
Rama: Solidariteti, durimi, besimi e shpresa, ndër virtytet më të larta të njerëzimit
Demokracia
09:50 | 02 Maj 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar festën e Fitër Bajramit për besimtarët myslimanë.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit. Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njeri-tjetrin”, ka shkruar Rama, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Muaji i shenjtë i Ramazanit na mësoi se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.

Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njeri-tjetrin.

Me dëshiren që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin, ju uroj të gjithë juve besimtarëve Fitër Bajramin./Demokracia.com/

Të ngjashme