Lajme
Rama: Shqipëria do të bashkëfinancojë Start-Up-in e Mira Muratit në Inteligjencën Artificiale
Demokracia
17:34 | 15 Prill 2025

Share:

Kryeministri Edi Rama ka shpallur një iniciativë të re, duke propozuar që shteti shqiptar të bashkëfinancojë start-up-in e Mira Muratit, “Thinking Machines Lab”, një projekt që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në fushën e inteligjencës artificiale.

“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dhe të përfitojë”, tha Rama, duke shtuar se një investim i tillë mund të sjellë përfitime të mëdha për Shqipërinë.

Rama u shpreh se ka diskutuar me Muratin mundësinë që Shqipëria të bëhet pjesë e këtij start-up-i. “I thashë që a është e mundur që të futemi edhe ne. Më tha patjetër,” tha ai.

Përveç mundësisë për zhvillimin e teknologjisë, Rama sugjeroi se ky bashkëfinancim mund të kontribuonte në dy fusha të tjera të rëndësishme: integrimin e Shqipërisë në BE dhe luftën kundër korrupsionit. “Do ta ndihmosh Shqipërinë të futet në BE më shpejt? I thashë e kam seriozisht,” theksoi Rama.

Të ngjashme