Lajme
Rama shpërndan një video të fjalimit të tij të fuqishëm në KiE për Kosovën
Demokracia
12:19 | 13 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë së mërkurës ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Në fjalimin e tij, Edi Rama, ka kërkuar shfuqizimin e Rezolutës për Raportin e Dick Martyt, ku theksoi se ky raport është një fabrikim dhe një gënjeshtër e madhe, shkruan Demokracia.com.

Para pak minutash, Rama ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm.

Ai në këtë deklarim të tij para anëtarëve të KiE-së, kërkoi që Kosovës t’i referohen si Republika e Kosovës apo Kosova dhe jo “Kosovo”. /Demokracia.com/

Të ngjashme