Lajme
Rama shkëput një pjesë nga fjalimi i tij në OKB: Shqipëria nuk ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës së UÇK-së
Demokracia
10:47 | 25 Shtator 2022

Share:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka shkëputur një pjesë të fjalimit të tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ku flet për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkëputur një pjesë të fjalimit që e ka mbajtur gjatë së shtunës në OKB.

Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka ndarë vetëm pjesën ku flet për Kosovën, përkatësisht pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e videos.

KËTU mund ta shikoni fjalimin e plotë të Edi Ramës.

Të ngjashme