Lajme
Rama publikon pamje nga dëmtimi i infrastrukturës rrugore, kritikon autobusët që parkohen ilegalisht
Demokracia
19:17 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video ku shihet një autobus privat, i cili është parkuar në trotuar.

Në pamjet e publikuara shihet një nga shoferët e autobusit duke tentuar ta largojë pengesën, kështu duke dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Rama ka qortuar veprimin në fjalë e po ashtu ka kritikuar shoferët e autobusëve privatë që operojnë dhe parkohen ilegalisht, në vende që nuk janë të destinuara për t’u ndalur.

“Derisa ne bëjmë çmos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore. Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë veprimet e tilla në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit:

📞0800 1 22 33

📞0800 1 22 44

📞038 245 777

në mënyrë që të ndërmerren masa.

 

Të ngjashme