Lajme
Rama: Protestat u shtynë për të shtunën që të mblidhen militantët e rretheve
Demokracia
23:31 | 15 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar qytetarët që kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Sipas tij, ata që mblidhen në shesh janë një pakicë që duan rrëmujë e jo populli.

Rama tha se protestat e vetme duheshin organizuar kundër luftës në Ukrainë e jo kundër rritjes së çmimeve në këtë periudhë që sipas tij qeveria po bën maksimumin për ti mbajtur të qëndrueshme.

Të martën në mbrëmje kryeministri shkroi në Twitter rreth shtyrjes së protestës të shtunën.

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” shkroi Rama.

Të ngjashme