Lajme
Rama pret vaksinat në Rinas, ndryshon plani për Kosovën: Nuk i dërgojmë dot, i mirëpresim në Tiranë
Demokracia
21:17 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ndërkohë që pritet të vijnë dozat e vaksinës Pfizer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkuar vetë në Rinas për t’i pritur ato.

Ndërkohë që pritet të vijnë dozat e vaksinës Pfizer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkuar vetë në Rinas për t’i pritur ato.

Ndërkohë që kryeministri tha se sigurimi i vaksinave nuk është ‘i varur’ vetëm te Pfizer, ai njoftoi se për shkak të rregullave strikte të kompanisë nuk do të mund të dërgohen në Kosovë dozat e premtuara, por kjo nuk do të thotë se ndihma nuk do jepet.

Përkundrazi u shpreh Rama, mjekët e spitalit COVID në Prishtinë do të mirëpriten për t’i marrë të dyja dozat në Tiranë.

“Kemi marrë dhe zotim të ndihmojmë Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte që Pfizer ka vendosur, që siç kanë bërë që ne të mbetemi në kushtet e sekretit se për nga na erdhën vaksinat, e bëjnë të pamundur dhurimin e vaksinave, por jo të pamundur që të ndihmojmë një numër mjekësh kosovarë të vaksinohen këtu, kur ata të vendosin do t’i mikpresim, si fillim 50 bluza të bardha nga spitali COVID i Prishtinës për të dyja dozat”, tha Rama.

Ai tha se Pfizer sot dorëzon 1170 doza të vaksinave, ndërkohë që kanë nisur bisedimet për sigurimin e vaksinave edhe me kompaninë tjetër AstraZeneca.

“Zotimi i marrë nga ta (Pfizer) është që brenda muajit, s’po jap data, do të vijnë dhe dozat e angazhuar, qoftë 10750 qoftë dhe 31 mijë, pra 41 mijë dozat janë të angazhuar. Nëse do të ketë ndryshime do t’ju themi, por vaksinimi do të vazhdojë sipas listës. Kemi filluar dhe bisedimet me AstraZenca, por nuk do të japim më shumë detaje. Jemi në punë e sipër për të vënë në zbatim skenarin e parë që kemi thënë. Kemi diskutuar me Pfizer që në mars prill, maj qershor, të kemi vaksina, po s’e kemi vënë veten në duart e një pale. Jemi në diskutime me katër shtete për vaksinat”, u shpreh kryeministri Rama. /Tch

Të ngjashme