Lajme
Rama premton sërish rritje pagash: Këto janë kategoritë që do përfitojnë
Demokracia
09:17 | 01 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë sërish rritje pagash për disa kategori.

“Dua të nis me disa komente të ardhura nga miq të faqes lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikëset, është rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së tyre të bërë me të drejtë as objektivit tonë, sepse është rritje për këtë tremujor, me buxhetin e ri do të ketë edhe një rritje tjetër, siç do ketë për mjeket dhe mësuesit. Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët, infermierët”, tha Rama sot në një bashkëbisedim online ku iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Ai tha më tej se ndoshta nuk e kanë shpjeguar si duhet, duke shtuar se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategoritë e tjera që u janë rritur pagat.

“Është një rritje për këtë 3 mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri, do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do ketë edhe për mjekët, infermierët, mësuesit. Duhet t’u them të gjithë punonjësve zjarrfikës dhe familjeve të tyre, që jam absolutisht dakord për këtë shprehje pakënaqësie dhe pasigurie. Ndoshta nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategoritë e tjera që rritëm pagat”, tha Rama.

 

Të ngjashme