Lajme
Rama: Pfizer do të nisë nga furnizimi të hënën, Shqipërisë nuk do t’ i mungojë asnjë dozë
Demokracia
10:49 | 30 Janar 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë.

Rama vlerësoi punën e mjekëve në luftë me pandeminë ndërsa komentoi edhe çështjen e vaksinimit kundër virusit.

Kreu i qeverisë tha se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, duke filluar nga e hëna, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.

“Përsa i përket vaksinës ju po e ndiqni se çfarë po ndodh në Evropë, me vështirësinë që po kanë vendet për të garantuar furnizimin sipas kushteve të vendosura më parë, ky është pretendimi i tyre. Për shkak se kompania ‘Pfizer’ ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin që i duhet pak kohë për të financuar investimin në rritje të kapaciteteve të prodhimit. Është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, por më vjen mirë që ja dolëm të dalim nga rrethimi, ku u gjendëm pa dëshirë dhe jo për fajin tonë. Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me Pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë”, tha ai.

Po ashtu Rama ka thënë se kontrata me Pfizer është për 500 mijë doza të rinovueshme. Ai ka treguar për tre skenarët për furnizim me vaksina, shkruan TopChannel.

“Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza e rinovueshme. As ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja, nuk i patëm në kohë vaksinat, kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe në momentin që nis furnizimi do kemi mundësi ta shtrijmë shumë shpejt për ju, mjekët e infermierët. Kemi negociata të avancuara me Astrazenecan, janë disa vaksina të tjera që janë rrugës për të dalë. Është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nuk do të kemi mungesa si doza. Unë jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të kemi mungesa, planin e kemi me 3 skenarë. I pari është që ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj. Skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri ose 22 ose 24 muaj në mos gaboj. Ne do të jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”, u shpreh Rama.

Të ngjashme