Lajme
Rama përsërit mesazhin e Clintonit për Kosovën: Tregoju si s’u nënshkrua marrëveshja Izrael-Palestinë
Demokracia
20:04 | 14 Tetor 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur gjatë në lidhje me situatën e krijuar mes Kosovës e Serbisë pas sulmit në veri të vendit. Veçanërisht, ai ka përmendur një mesazh të ish-presidentit Bill Clinton që kishte të bënte me Izraelin e Palestinën, para se të nisnin luftimet e fundit atje.

Duke folur për ngërrçin në dialogun mes dy vendeve, Rama tregoi pak nga biseda e tij me Clinton në një darkë, gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri.

“Një moment më tha: “Kryeministër, thuaju miqve të mi kosovarë këtë që do të iu them. Pak javë para se të largohesha nga Shtëpia e Bardhë, kisha marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, do e firmosnin. Yasser Arafat, ra dakord. Unë isha i lumtur dhe u kërkova njerëzve të mi të jepnin të gjitha urdhrat për të organizuar këtë event madhor që pritej për dekada. Një ditë më pas, Yasser Arafat më tefonoi dhe më tha se kisha bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë por nuk do ta firmoste. Clitnon i tha çfarë po thua? A je i vetdijshëm se kjo mundësi e artë s’të vjen më në tavolinë për kushedi sa kohë? Arafat tha se e dinte por nuk do ta firmoste. Nuk u takuam sot, ama shikoni, por shihni ku jemi. Shihni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund.” – tha ai.

Rama u shpreh se uron që kjo mot ë ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë, theksoi se “historia na ka mësuar se duhet të kemi kujdes se çfarë kërkojmë dhe refuzojmë”.

“Nuk them se do shkojë ashtu, mos e dhëntë Zoti. Por mënyra si fuqitë e madhe u qasen këtyre situata dhe vetë hisotria na ka mësuar se duhet të kemi shumë kujdes çfarë kërkojmë dhe refuzojmë. E kuptoj përse Serbia do ta donte ta sabotonte këtë plan, gjë që mund të ndodhë nëse Kosova do të ishte pro. Por përse duhet t’i japim Serbisë alibinë e pafundme se Kosova nuk do asgjë? Jo.” – tha ai.

Kundërshtimi ndaj deklaratës së BE-së

Rama në këtë intervistë tha se për herë të parë në dhjetë vite, Shqipëria nuk ishte në një linjë me deklaratën e BE-së pas sulmit në veri të Kosovës.

“Ishte e gjitha për Kosovën. Ata na e shpjeguan se e tillë është procedura e BE-së, Këshillit dhe deklarata ishte miratuar nga 27 shtete anëtare para se të ndodhnin ngjarjes, dhe e publikuan. I thamë se mund të publikonim një tjetër deklaratë që do të dënonte atë që kishte ndodhur, do të dënonte Beogradin për aktin e pajustifikueshëm të shpalljes së ditës së zizë. E pajustifikueshme. Kërkuam masa konkrete edhe ndaj Serbisë. Ata thanë nuk mund të bëhej për shka ktë kohës, sepse duhet shumë kohë për të bërë këto deklarata.” – tha ai.

Sipas Ramës, BE-ja nuk u tregua e padrejtë, por Kosova i ka dhënë shumë arsye bllokut që të jetë më e ashpër me ta.

“Për herë të parë në 10 vite nuk u linjëzuam me një deklaratë të BE-së. S’do thoja që BE-ja u tregua e padrejtë. Do të thoja që fatkeqësisht Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet më e ashpër me ta. Ndërsa Serbia e ka luajtur lojën me më shumë intelegjencë, një e lojë e cila vetëm vijon, nuk k apërfunduar. Ndoshta kur të jetë drejt fundit, Serba do çmendet. Ndoshta. Por nuk mund të bazohemi në hamendësime. Duhet të punojmë sipas interesave bazoike, strategjike…” – tha ai.

Të ngjashme