Lajme
Rama: Për vetëm 10 ditë, mbi 130 mijë qytetarë u bënë pjesë e festave në Prishtinë
Demokracia
17:11 | 08 Janar 2024

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se në 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, mbi 130 mijë qytetarë u bënë pjesë e festave në Prishtinë.

“Mbi 130 mijë qytetarë, shumë prej tyre vizitorë nga vende të ndryshme, për vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, u bënë pjesë e festave në Prishtinë”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

I pari i kryeqytetit shtoi se edhe një herë u tregua përmes këtyre festave se sa vibrant, i veçantë dhe i ngrohtë është Prishtina.

“Sheshet tona, rrugët e lagjet e ndryshme janë mbushur me qytetarë si kurrë më parë. Bisedat me njëri – tjetrin të shoqëruara me kafen, çajin apo verën e ngrohtë nën tingujt e magjishëm të këngëve tona të interpretuara mrekullisht nga artistët tanë, na treguan edhe njëherë se sa i veçantë, vibrant e i ngrohtë është kryeqyteti ynë”.

Ai po ashtu tha se intervenimet për një kryeqytet më të mirë për qytetarët do të vazhdojnë.

“Në Prishtinë, këtë vit në hapësirat publike, hapësirat e qytetarëve, do të vazhdojmë me  intervenimin në shtimin e gjelbërimit, krijimin e këndeve për fëmijë, shtimin e ndriçimit publik dhe rregullimin e disa prej tyre me kalldrëm”.

“Do të organizojmë super festivale, koncerte, lojëra e shumëçka tjetër, për të sjellë momente të veçanta për të gjithë ne, sepse kemi projekte me të cilat do t’ua kthejmë hapësirat publike qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme