Lajme
Rama për mungesën e Kurtit në takimin në Tiranë: Nuk shoh asnjë interes, kush deshi erdhi
Demokracia
08:55 | 18 Korrik 2023

Share:

“A ju vjen keq që në këtë takim nuk ishte vëllai juaj i vogël, Albin Kurti?” – ishte pyetja që iu bë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas takimi joformal që pati me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe në të cilën takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama në konferencë për media pas përfundimit të takimit ka shpalosuar detaje se çka është biseduar në këtë takim në të cilën mungoi Kosova.

Ai u përgjigj edhe për mungesën e kryeministrit, Albin Kurti, duke mos shprehur interes që shpejgohet më shumë për mungesën e tij.

Ai tha se “kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”

“Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi.” – ka thënë Rama para gazetarëve.

Më tej, Rama ka dhënë edhe detaje për takimin që pati e në të cilën u diskutua për Samitin e Procesit e Berlinit.

“Njoftoj për t’iu informuar se Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që BP ka në bazën e vet.” – ka thënë fillimisht ai.

Tutje, ai ka thënë se Bashkimi Evropian po përgatit një plan për të mbeshtetur financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.”– ka thënë Rama.

Kurti në Greqi

Ndërkohë, mungesa e Kurtit në këtë takim ka nxitur reagime të shumta.

Kurti nuk mori pjesë pasi udhëtoi drejt Greqisë për të marrë pjesë në një simpozium.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Kurti e ka njoftuar Ramën se “nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë”.

Më tej, Kurti në Greqi u takua me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka shkruar se “moti ishte më i nxehtë se diskutimi ynë”.

“Pati një bisedë të gjatë me Miroslav Lajcakun në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë.” – shkroi Kurti.

Kujtojmë se brenda muajit korrik, Kurti e Rama nuk u takuan dy herë. Hera e parë, ishte kur Rama vizitoi Kosovën në fillim të këtij muaji dhe nuk u prit në takim nga Kurti dhe tashmë kjo hera e dytë mospjesëmarrja në takimin në Tiranë.

Të ngjashme