Lajme
Rama: Për katër muaj, Bashkisë Shkodër i kemi vendosur në dispozicion rreth 20 milionë euro
Demokracia
16:44 | 04 Dhjetor 2023

Share:

“Brenda 4 muajsh në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim”.

Kështu ka bërë me dije Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër të hënën e 4 dhjetorit.

Ai u shpreh se ky qytet ndryshe nga vite më parë që ka mbajtur mbi supe, pluhur dhe shëmti sot ka një pasqyrë tjetër.

“Shkodra  midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj. Nëse të gjithë do ishim njësoj dhe Shkodra do ishte njësoj si para zgjedhjeve. Nëse do ishim të gjithë njësoj dhe Shqipëria do ishte njësoj dhe qytetet që kanë hyrë në një rrugë të re pavarësisht problemeve që kanë do ishin njësoj dhe nëse do ishin njësoj nuk do vinin në Shqipëri gati 10 milion turistë brenda një viti”.

Fjalën e tij kryeministri Rama e ka nisur me ndryshimet që sipas tij janë bërë pasi kryebashkiaku Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë.

“Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje por ajo  që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm dhe kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur kemi parasysh që institucione vendore në Shkodër kanë qenë përgjithësisht të fokusuara te punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe te hallet private të njerëzve.

Të ngjashme