Lajme
Rama pas operacionit: Një falënderim nga zemra për këdo që u interesua për shëndetin tim
Demokracia
12:38 | 18 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar këdo që është interesuar këto ditë për shëndetin e tij, pas operacionit që pati mbrëmë.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot ka dalë nga spitali për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim! Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, ka shkruar Rama.

Rama tha se beson se shumë shpejt  t’i kthehet angazhimeve.

Kujtojmë se kryeministri Rama të hënën u operua për zorrën qorre.

Të ngjashme