Lajme
Rama nuk i ndal batutat, kësaj radhe me Kurtin: Po qe për vëzhgues, ky nga Prishtina e vëzhgon edhe Kinën
Demokracia
14:39 | 20 Qershor 2022

Share:

Ka përfunduar mbledhja e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në të cilën u arritën 19 marrëveshje.

Kosova dhe Shqipëria gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar 19 marrëveshje në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, raporton Demokracia.com.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Kurti dhe Rama dolën në një konferencë ku më pas edhe u pyetën nga gazetarët.

Njëri prej gazetarëve e pyeti kryeministrin Kurti, se përse nuk u bë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, vetëm si vëzhgues ashtu siç bëri Mali i Zi dhe Bonjë dhe Hercegovina, Kurti e përshëndeti gazetarin me një shprehje interesante.

“Unë po të isha në Ohër për  vëzhgim do kishte kuptim të përgjigjesha, ndërkaq këtu nga Prishtina pas mbledhjes së tetë të dy qeverive tona mundem vetëm t’ju përshëndes me shprehjen “Porti i ri i Durrësit, Porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes”, u shpreh Kurti, raporton më tutje Demokracia.com.

Pas kësaj, Rama vazhdoi me batutat e tij, duke u larguar nga foltorja.

“Edhe po qe për vëzhgues, ky vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën, jo më Ohrin, dakord”, tha Rama, deklaratë kjo që shpërtheu me të qeshura nga ana e gazetarëve.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama në vazhdimësi ka thënë batuta të cilat kanë shkaktuar të qeshura edhe gjatë mbledhjes së dy qeverive.

Momentin e batutës së ramë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta e 57-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025