Lajme
Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik, kemi nënshkruar kontratën e re
Demokracia
12:11 | 18 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk do të ketë më probleme me ndriçimin publik në kryeqytet.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, dhe sipas tij asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetët pa ndriçim, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik! ?

Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.

Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vizituam 3 lokacionet e reja?ku kemi stabilizuar ndriçimin./Demokracia.com/

Të ngjashme