Lajme
Rama: Nuk do të ketë më listë të pritjes për mamografi
Demokracia
16:35 | 27 Prill 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga dita e mërkurë nuk do të ketë më listë të pritjes për mamografi, raporton Demokracia.com.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shërbimi do të ofrohet në kohë reale.

“Një lajm shumë i mirë për Kryeqytetin! Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi, shërbimi  ofrohet në kohë reale në QKMF dhe QMF – V”.

“Me stafin e QMF-së , identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, ka shkruar Rama./Demokracia.com/

Të ngjashme