Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e tetë të qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë ka folur edhe për Abetaren e Përbashkët.
Rama është shprehur se bashkë me Albin Kurtin këtë Abetare do të shpërndajnë kudo ku ka shqiptarë.
Ai madje e ka ngacmuar Kurtin duke thënë se Abetarja do të shpërndahet në disaporë.
“Ka përfunduar faza e parë e grupit për Abetaren e unifikuar dhe kemi fituesin. Puna për fazën e dytë vazhdon dhe jam shumë i lumtur që do të kemi mundësinë që së bashku me Albinin të dorëzojmë Abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritetet në Serbi që kjo abetare të shkojë në cdo familje shqiptare. Plus në zonën që e ka merak Albini vet të diasporës. Aty kemi të sigurt që do të kemi shpërndarje të abetares kudo që na kërkohet. “, tha Rama.